Liberalizimi i vizave për Kosovën/ Rama: Vendim i vonuar nga BE, urime Kosovës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Liberalizimi i vizave për Kosovën/ Rama: Vendim i vonuar nga BE, urime Kosovës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Këshillit të ministrave të Be për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ai e quan këtë hap si të vonuar dhe shton se BE po heq nga vetja njollën e turpit të trajtimit të Kosovës si një vend joeuropian.

 

Shkrimin e tij e ka përfunduar me një urim për popullin e Kosovës dhe për vetë BE-në.

 

Advertisement

“Një hap i vonuar padrejtësisht me vite u hodh sot nga BE-ja, e cila më në fund po e heq nga vetja njollën e turpit të trajtimit të Kosovës si të ishte një vend jashtë Europës!

Urime jo vetëm Kosovës, po edhe Bashkimit Europian”, shkruan Rama.

 

 

Advertisement

Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian vendosi këtë të enjte liberalizimin e vizave për Kosovën. Ky vendim do të zbatohet që nga data 1 Janar 2024, që korrespondon me datën kur Sistemi Europian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) hyn në fuqi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy