Liga e Kombeve/ Shqipëria e nis kundër Rusisë, zbardhet kalendari i plotë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Liga e Kombeve/ Shqipëria e nis kundër Rusisë, zbardhet kalendari i plotë

Pas shortit të hedhur  UEFA për edicionin e tretë të Nations League 2022-23 (Liga e Kombeve) është përcaktuar edhe kalendari i ndeshjeve të Shqipërisë në këtë kompeticion.

Siç dihet tashmë, shortin e vendosi Shqipërinë në Grupin B2 së bashku me Izraelin, Rusinë dhe Islandën.

Katër ndeshjet e para të kuqezinjve do të luhen në qershor brenda 14 ditëve në një kalendar mjaft të ngjeshur. Fushata eliminatore e Kombëtares shqiptare do të nisë më 2 qershor 2022 ndaj Rusisë, në sfidën që do të luhet në fushën tonë.

Katër ditë më pas, më 6 qershor 2022 Shqipëria do të luajë në transfertë ndaj Islandës, ndërsa më 10 qershor 2022, kombëtarja do të presë Izraelin në shtëpi. Sfidat e këtij muaji do të mbyllen me ndeshjen e 13 qershorit me Shqipërinë do të sfidojë Rusinë në transfertë për ndeshjen e kthimit.

Advertisement

Pas pauzës së verës, Liga e Kombeve rikthehet në shtator me dy ndeshjet e fundit të grupit. Më 24 shtator 2022, Shqipërinë udhëton drejt Izraelit për ndeshjen e pestë, ndërsa në sfidën e fundit të grupit përfaqësuesja kuqezi do të presë Islandën më 27 shtator 2022.

Më poshtë, edhe kalendari i plotë me data dhe orare i ndeshjeve të Shqipërisë në grupin B2 të Nations League 2022-23./fshf.org

 

GRUPI B2

Advertisement

02 qershor 2022

Shqipëri – Rusi          ora 20:45

06 qershor 2022

Islandë – Shqipëri             ora 20:45

Advertisement

10 qershor 2022

Shqipëri – Izrael                 ora 20:45

13 qershor 2022

Rusi – Shqipëri                  ora 20:45

Advertisement

24 shtator 2022

Izrael – Shqipëri                ora 20:45

27 shtator 2022

Shqipëri – Islandë             ora 20:45

Advertisement

 

 

 

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy