Ligji i bashkëqeverisjes/ Rama nga Berati : Nga janari i 2022 do të mbyllim sportelet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ligji i bashkëqeverisjes/ Rama nga Berati : Nga janari i 2022 do të mbyllim sportelet

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka prezantuar ligjin e bashkëqeverisjes .

 

Teksa ka folur nga Berati, Rama ka bërë me dije se tashmë do të eliminohet lëvizja e qytetarëve në shumë zyra dhe aplikimi do të bëhet vetëm online.

 

Advertisement

Ndër të tjera ai thekson se pritet që në janar të ketë akses të plotë në shërbimet administrative përmes smartfonit apo kompjuterit dhe fillimi i mbylljes së sporteleve, duke i dhënë fund radhëve.

 

“Arsyeja e këtyre takimeve është sensibilizimi i qytetarëve për dy risi që sot janë një mundësi shumë e madhe për çdo qytetar që të marrë shërbimet në një kohë të shpejtë pa radhë dhe pa zvarritje dhe pa dalë nga shtëpia në pjesën dërrmuese të tyre por duke përdorur smartfonin dhe kompjuterin për të vënë në lëvizje mekanizmin e ri ligjor.

 

Advertisement

Përsa i përket shërbimeve bëj me dije se janë mbi 1 mijë shërbime që jepën onlinë përmes platformës E-Albania, dhe qytetarët mund ti bëjnë nga shtëpia. Edhe për kadastrën që është një ndër shërbimet më të kërkuara dhe të përfolura ku nuk është e nevojshme që të shkohet në sportel por të bëhet aplikimi nga telefoni dhe agjensia Shtetërore e kadastrës të japë afatin e duhur. Nuk është më e nevojshme që qytetarët të shkojnë në shumë zyra për të mbushur dosjen me shumë dokumente që kërkohet për një shërbim të caktuar por një gjë e tillë mund të bëhet përmes aplikimit online.

 

Të gjithë punonjësit e sporteleve do të bëjnë punën pas ekranit të telefonit. Aplikon për një shërbim dhe merr përgjigje dhe në këtë faze një pjesë e madhe e aplikimeve e marrin përgjigjen e drejtpërdrejtë në telefon ose në kompjuter, një pjesë jo. Nëse aplikon për titullin e pronësisë në kadastër, nuk e merr titullin në telefon por duhet që të shkosh ta marrësh. Ne po përpiqemi që jo vetëm aplikimin por edhe marrjen e dokumentit ta marrësh online”, ka thënë ai.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy