Ligji i lustracionit/ Berisha: E hoqën nga rendi i ditës, Alibasha “gjah shtrigash” me Ballën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ligji i lustracionit/ Berisha: E hoqën nga rendi i ditës, Alibasha “gjah shtrigash” me Ballën

Ish lideri i PD, Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se ka përjashtuar nismën e tij për lustracionin nga rendi i kësaj të enjteje në Kuvend. Në një mbledhje me deputetët e tij, Berisha deklaroi se refuzimi i kësaj nisme të dorëzuar nga ai ka sy synim përdorimin e amendamentit të Bashës.

 

Në të njëjtën kohë Berisha akuzoi dhe grupin e “Alibeajt” si bashkëpunëtorë të qeverisë në refuzimin e nismave të tij.

 

Advertisement

Megjithatë, ish lideri i PD theksoi se nuk do të heqë dorë, pasi sipas tij ky ligj iu përgjigjet standardeve më të mira.

 

“Përsëri parlamenti përjashton nga shqyrtimi nismat tona në një qëndrim politik të dënueshëm, antikushtetues.

 

Advertisement

Në parlament nuk sillet ligji i lustracionit, një ligj i domosdoshëm për të ndarë shoqërinë nga ish-persekutorët e diktaturës komuniste.

 

Ligji tani ka bazë të plotë kushtetuese sepse në Kushtetutën e vendit ky nen tani është i sanksionuar pavarësisht se është shkelur dhe nuk zbatuar nga institucionet socialiste të sistemit të drejtësisë.

 

Advertisement

Ideja e zëvendësimit të këtij neni me një ndërhyrje në kodin zgjedhor, është një ide hakmarrëse.

 

Ne do të insistojmë për sjelljen e këtij ligji, që ka standardet më të mira dhe që tani nuk mund të ketë asnjë pengesë tjetër meqenëse është i sanksionuar në Kushtetutë si proces.

 

Advertisement

Mossjellja e ligjit ka vetëm një synim, përdorimin e amendamentit të Ballës, të cilin e mbështeti edhe AliBasha, për gjah shtrigash.

 

Ligji ka rregullat e veta, ka procedurat e veta dhe transparencën e plotë”, shtoi ai.

 

Advertisement

Berisha mbajti të njëjtën qëndrim edhe për mospranimin e shqyrtimit të kërkesës së tij për rezolutën e geoncidit serb në Kosovë. Ai tha se do të insistojë derisa e shkuara të njihet dhe akuzoi Ramën se ka bllokuar këtë proces pasi i shërben Beogradit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy