Ligji për konfiskimin e kateve pa leje, Gjykata Kushtetuese shtyn sërish ankimimin e PD

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ligji për konfiskimin e kateve pa leje, Gjykata Kushtetuese shtyn sërish ankimimin e PD

Seanca e shqyrtimit të ankimimit të Partisë Demokratike për konfiskimin e kateve pa leje është shtyrë sërish nga Gjykata Kushtetuese. Bëhet fjalë për një vendim të Këshillit të Ministrave, të cilin PD e konsideron si ilegjitim dhe favorizues për ndërtuesit e objekteve të mëdha.

 

Shkak për shtyerjen e seancës është bërë pretendimi i Gjykatës Kushtetuese se deputetët që kanë firmosur për këtë ankimin, duhet po ashtu të firmosin autorizimin për përfaqësuesin e tyre ligjor, Marash Logun.

 

Advertisement

Më herët seanca u shty pasi gjykata arsyetoi se PD i mungonin firmat e nevojshme, pasi 2 nga 28 deputetët që hodhën firmat e tyre, tanimë ishin dorëhequr.

 

Partia Demokratike se vendimi i qeverisë për konfiskimin e kateve pa leje cënon barazinë e shtetasve përpara ligjit, cënon hierarkinë e akteve normative dhe nuk është autorizuar nga ligji.

 

Advertisement

Gjithashtu PD pretendon se vendimi është në kundërshtim me Kodin Penal, sepse i jep amnisti penale një kategorie personash, pa ligj të miratuar me 3/5 e votave në Kuvend.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy