Lihen të lirë 18 policët e burgut të Fierit, u arrestuan për shpërdorim detyre

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lihen të lirë 18 policët e burgut të Fierit, u arrestuan për shpërdorim detyre

18 punonjësve të burgut të Fierit, që u arrestuan nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, iu ndryshua masa nga arrest në shtëpi në detyrim paraqitje.

 

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, të 18 policët dyshohet se kanë favorizuar të dënuarit, plot 54 herë.

 

Advertisement

Ata kanë rritur numrin e ditëve të punës me synimin për të ulur masën e dënimit. Kallëzimi për 18 zyrtarët është bërë nga drejtoria e burgjeve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy