Lihet në burg “baroni i drogës”, Gëzim Çela “kyç” gojën në seancë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lihet në burg “baroni i drogës”, Gëzim Çela “kyç” gojën në seancë

Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Gëzim Çelën, i ekstraduar nga Kosova të enjten. “Baroni i drogës” mësohet se ka kyçur gojën në seancë dhe nuk ka deklaruar asgjë.

Çela u ekstradua nga Kosova më 7 mars nën masa të rrepta sigurie.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se Gëzim Cela ka nisur të shlyejë edhe dënimin e dhënë nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda më 7 dhjetor 2015.

Në atë kohë Çela është dënuar për trafik droge me 10 vjet e 8 muaj burg. Për Çelën SPAK ka të hapur edhe hetim për origjinën e pasurive të tij të ngritura, të cilat dyshohen nga trafiku i drogës.

Advertisement

Ai u arrestua në fshatin Dardani të Ferizajt në Kosovë, ku fshihej prej disa kohësh, ndërkohë që ndaj tij ishte lëshuar një urdhër ndërkombëtar arresti. Në momentin që policia i vendosi prangat ai ishte nën shoqërinë e dy vajzave nga Shqipëria dhe pronarit të banesës që e strehonte. Po ashtu, atij iu gjet edhe një armë zjarri kallashnikov.

Ishte Prokuroria e Posaçme që kërkoi arrestimin e tij në kuadër të operacionit ‘Flakë në det’. Prej më shumë se 20 vitesh edhe pse kishte dyshime të forta që Gëzim Çela drejtonte trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Shqipërisë, sërish ai konsiderohej si një nga personat e paprekshëm nga drejtësia.

Jo vetëm bandat në zonën e Patokut, por Gëzim Çela rezultoi pas hetimeve të SPAK se kontrollonte edhe vetë Komisariatin e policinë së Kurbinit.

Pas zbërthimit të celularëve dhe përgjimeve, SPAK zbuloi se Gëzim Çela kishte mbrojtjen e shefit të komisariatit Dritan Metaj, madje ky i fundit shpesh herë kryente edhe rolin e shoferit për baronin e drogës. Metaj u arrestua gjatë fazës se dytë të operacionit. Ndërsa në kërkim u shpallën Arben Dalipaj dhe Roland Guza.

Advertisement

Në datën 15 gusht të vitit të kaluar SPAK dhe policia finalizuan operacionin ‘Flakë në det’ ku u arrestua Arlind Ismailukaj, Nerim Çela, nip i Gëzim Çelës, Besnik Brokeri, Armando Mema dhe dy shtetas nga Ukraina. Ky grup u godit teksa po përpiqej të shkëmbente drogën në mes të detit. Pasi u pikasen nga policia, ukrainasit hodhën drogën në det dhe i vunë flakën velierës.

Policia arriti që të gjejë vetëm 23 kg kanabis, ndërkohë që lënda e hedhur në det dyshohet të ishte shumë herë më e madhe./vizionplus.tv

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy