Lirohet nëna e foshnjes 20-ditëshe/ Pezullohet vendimi i burgimit, u gjobit për braktisjen e foshnjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykata e Tiranës urdhëroi lirimin e menjëhershëm të Diana Bahçes, nënës së foshnjes 20 ditëshe.

 

Ky vendim u mor nga gjyqtari Ardit Mustafaj, pas parashtrimit të bërë nga pala mbrojtëse, e cila kërkoi pezullim burgimit të nënës së foshnjes dhe garantoi pagesën e gjobës që e çoi pas hekurave Diana Bahçen.

 

Advertisement

Kjo e fundit nga kafazi i qelqtë tha se nuk kishte dijeni për gjobën që i ishte vendosur nga gjykata e tiranës.

 


Diana Bahçja


Nuk kam qenë në dijeni të gjobës. Fëmijën e parë nuk e kam takuar se nuk më lejojnë është 5 vjeçe vajza.

Advertisement

 

Pas dhënies së vendimi avokati Anton Kosteri u shpreh se drejtesia me ne fund u vendos ne vend.

 


ANTON KOSTERI

Advertisement


AVOKAT


Kërkesa e mbrojtjes për pezullimin e menjëhershëm , si masë provizore të ekzekutimit të këtyre vendimeve që fillimisht përmbanin gjobë dhe më pas u konvertuan në dënim. Drejtësia u vendos në vend. Falënderoj gjykatën dhe prokurorinë që u tregua e saktë dhe ishte dakord e pranimin e kërkesës. 

 

Avokati mbrojtes konfirmoi se për pagesën e gjobës janë ofruar shumë donatorë.

Advertisement

 

Diana Bahçja ishte paditur nga ish bashkëshorti për akuzën e braktisjes së fëmijës, e pas kësaj gjykata e kishte gjobitur qershorin e vitit te kaluar me 250 mijë lekë.

 

Vetë ajo e mohon braktisjen e fëmijës së saj tashmë 5 vjeçar duke thënë se i është ndaluar takimi me të nga ish bashkeshorti.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy