Lista/ Kryesia e PD miraton emrat e Komisionit Zgjedhor për kreun e ri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lista/ Kryesia e PD miraton emrat e Komisionit Zgjedhor për kreun e ri

Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar Komisionin Zgjedhor që do të bëjë zgjedhjen e kryetarit të ri. Zgjedhjet për kreun e ri të PD pritet të mbahen më 29 korrik, ndërsa data e fundit për paraqitjen e kandidaturave është data 20 korrik.

 

Mbledhja e Kryesisë vazhdon prej disa orësh, ndërsa më herët u vendos që të mblidhet Këshilli Kombëtar me 20 qershor.

 

Advertisement

Lista e Komisionit Zgjedhor:

 

Jemin Gjana, Kryetar

–              Indrit Sefa, Anëtar

Advertisement

–              Enriketa Papa, Anëtar

–              Gazment Koduzi, Anëtar

–              Xhemal Bushati, Anëtar

–              Aurora Domni, Anëtar

Advertisement

–              Myzafer Elezi, Anëtar

–              Rezart Kthupi, Ndihmës

–              Ervis Xhako, Ndihmës

 

Advertisement

Ndërkohë si pasojë e këtyre zhvillimeve është dorëhequr nga posti i sekretarit organizativ dhe si anëtar i Kryesisë, Flamur Hoxha.

 

Shkresa e dorëheqjes:

 

Advertisement

Njoftim dorëheqjeje nga detyra e Sekretarit Organizativ dhe anëtarit të Kryesisë së PDSH-së.

 

I nderuar Sekretar i Përgjithshëm z. Bardhi!

Të nderuar antarë të Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar!

Advertisement

 

 

Po ju përcjell me shkrim vendimin tim të dorëheqjes si Sekretar Organizativ dhe anëtar i Kryesisë së PDSH-së të shprehur në mbledhjen e zgjatur të Kryesisë më datë 6 qershor, si një reflektim politik individual në kushtet kur fuqia e argumentit tim dhe shumë kolegëve të tjerë deputetë dhe anëtarë kryesie qe e pamjaftueshme përballë argumentit të forcës që u tentua të na imponohet si rrugëzgjidhje për krizën në të cilën gjendemi. Duke mos qenë më as në detyrën e “drejtuesit politik” të Qarkut të Kukësit, qartësoj se do të mbaj mandatin e deputetit të cilin ma ka dhënë elektorati i këtij qarku, duke patur të shenjta interesat e çdo qytetari dhe çdo demokrati dhe duke luftuar për to në çdo ditë të jetës sime parlamentare!

 

Advertisement

Ashtu siç e theksova edhe në fjalën time në mbledhjen e Kryesisë, PD ka nevojë për një analizë dhe reflektim të thellë, gjithpërfshirës dhe strategjik, larg ineresave të ngushta individuale dhe zgjidhjeve mekanike të nxituara të cilat nuk sigurojnë sukses, por stanjacion. Gjatë këtyre 10 viteve në opozitë kemi patur shumë probleme që janë anashkaluar pa analizën dhe reflektimin e duhur, por sidomos drejtimi politik gjatë këtyre dy viteve të fundit është identifikuar me kaosin, dualizmin dhe mungesën e përgjegjshmërisë dhe unë, si pjesë e drejtimit kolektiv ndjej përgjegjësi të thellë dhe mendoj se sot, më shumë se kurrë partia jonë ka nevojë për hapje drejt figurave të reja, që e kapërcejnë gardhin e debatit ku kemi ngecur “ne” dhe “ata”, “të Berishës” dhe “të Bashës”, që në fakt të gjithë janë demokratë dhe qëndrestarë që duan ndryshmin për PD dhe për Shqipërinë. Ne kemi nevojë për bashkim të të gjithë demokratëve nën një çati, si një familje e madhe dhe nuk e kemi luksin që të bëhemi copa-copa duke shkuar mbas personave dhe duke lënë anash parimet tona të shenjta mbi të cilat u themelua PD për të cilën unë e familja ime kemi kontribuar që nga themelimi e deri sot.

 

Dorëheqja ime nuk është një akt i shmangies nga përgjegjësia dhe angazhimi, por është një akt që kërkon reflektimin e gjithësecilit që mendon se interesat e anëtarësisë tonë dhe të qytetarëve që përfaqësojmë, janë më të mëdha se interesi dhe karriera jonë personale dhe kërkoj që kjo dorëheqje të lexohet edhe si një apel që e bëj sot publikisht, për rikthim në dialog të brendshëm konstruktiv, në përputhje me Statutin tonë, frymën demokratike dhe interesat euro-atlantike të partisë tonë duke mos nisur nga përjashtimi, por nga pranimi i gjithkujt që është apo vjen në këtë parti me qëllimin e vetem ndryshimin e stituatës ku jemi.

 

Advertisement

Pavarësisht mospajtimit tim parimor për formën e marrjes së vendimeve nën presion për zgjedhjet dhe organizimin e partisë, ju uroj suksese në përmbushjen e detyrave që keni, duke ritheksuar edhe një herë pozicionin tim të qartë euro-atlantik si deputet i PDSH-së dhe anëtar i Grupit Parlamentar aktual.

 

Sinqerisht

Flamur Hoxha

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy