
Ligji më i rëndësishëm në një vit kalendarik, ai u buxhetit, u miratua në parim brenda 4 minutave në seancën plenare të 20 nëntorit.
Mes karrigeve pirg, tymit dhe flakës, mazhoranca miratoi në parim me 73 vota pro, projekt-buxhetin dhe 4 ligjet fiskale pa asnjë diskutim.
Sot, më 7 dhjetor, në seancën plenare është parashikuar votimi nen për nen dhe në tërësi i buxhetit. Por opozita duket se do të vijojë sërish me skenarin, pasi ish-kryeminsitri Sali Berisha deklaroi se mosbindja civile do të vazhdojë.
Edhe pse është i përjashtuar nga seanca me kërkesë të PS-së, ditën e djeshme Berisha tha se nuk do të lejojnë zhvillimin e seancaave normale në parlament dhe këtë e konsideron si një arritje të opozitës.
Me kërkesë të PS-së u përjashtuan me 10 ditë nga seanca Berisha dhe 5 deputetët e tjerë demokratë, Flamur Noka, Gazment Bardhi, Edi Paloka, Elda Hoti Dhe Albana Vokshi.
Madje Flamur Noka dhe Albana Vokshi kanë përfunduar në SPAK për shkak se në seancën e së hënës, më 4 dhjetor ishin protagonsitët e kaosit në Kuvemd.
Flamur Noka përveç tymuesve dhe flakadanëve, i vuri zjarrin edhe disa letrave që ndodheshin në tavolinat e deputetve.
09:30- “Mor qelbësira na thyet duart”, përplasje fizike mes deputetëve demokratë dhe gardistëve brenda Kuvendit (VIDEO)
Deputetët demokratë duket se kanë vijuar me skenarin edhe ditën e sotme kur pritet miratimi nen për nen në Kuvend i Buxhetit.
Para nisjes së seancës plenare në orën 10:00 ata kanë hyrë në sallë dhe janë përplasur me Gardistët të cilët nuk i kanë lejuar që të grumbullojnë karriget siç kanë bërë gjatë seancave të kaluara.
Megjithatë, mes kaosit dhe përplasjeve fizike, demokratët kanë arritur që të mbledhin disa prej karrigeve pirg.
Deputeti Bledion Nallbati ka debatuar me gardistët, të cilët i ka akuzur se i kanë goditur.
“Mor qelbësira na thyet dyart me karrige”, tha Nallbati.
Sakaq, deputeti tjetër demokrat, Ervin Salianji ka hipur mbi tavolinë de po ndihon demokratët e tjerë ë të mbledhin karriget për të mos lejuar nisjen e seancës.