Seanca plenare, ashtu siç edhe pritej, ka nisur me tensione nga opozita. Deputetët kanë bllokuar foltoren duke grumbulluar dhe përmbysur ulëset. Opozita kërkon që të plotësohen kërkesat e saj, në mënyrë që kuvendi t’i rikthehet normalisht punimeve.
Fillimisht kërkon që të aprovohen kërkesat e saj për ngritje të Komisioneve Hetimorë. Gjithashtu, deputetët demokratë kërkojnë përfshirjen në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe mosndërhyrjen e mazhorancës në punët e tyre të brendshme.
Advertisement
Advertisement