LIVE/ Tirana pret samitin për Ukrainën, Zelensky për herë të parë në Shqipëri, zhvillimet hap pas hapi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
LIVE/ Tirana pret samitin për Ukrainën, Zelensky për herë të parë në Shqipëri, zhvillimet hap pas hapi

Ditën e sotme në Tiranë mbahet samiti “Ukrainë-Evropa Juglindore”, ku të pranishëm janë liderë të rajonit dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Ky i fundit ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku u prit nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani. Ai gjithashtu ka shkuar paraditen e sotme në Kryeministri, ku ka një takim me kryeministrin Edi Rama.

Zhvillimet e fundit nga samiti i ndiqni më poshtë:

09:07- FOTO LAJM/ Zelensky mbërrin në Kryeministri, pritet nga Rama

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në kryeministri, ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama.

Advertisement

Ai është pritur me një ceremoni të thjeshtë dhe në masa të larta sigurie.

Gazetarja e Vizion Plus Enkelejda Mema ka bërë me dije se nuk do të ketë mungesa të liderëve të rajonit në samit, teksa përfaqësues të Evropës Juglindore do të jenë në lidhje virtual, duke dhënë mesazhe përshëndetëse.

“Nuk kemi mungesa, të gjithë vendet nuk këemi mungesa. Në këtë tryeze do të ulet Vuçiç dhe Zelensky,Serbia nuk i është përgjigjur thirrjeve të Uashingtonit dhe Brukselit për vendosjen e sanksioneve”, tha Mema.

Advertisement

08:44- “Bukuri e pathyer për më shumë se 1500 vite”, Posta Shqiptare nxjerr pullën kushtuar Ukrainës

Posta e Shqipërisë ka nxjerrë një pullë postare kushtuar Ukrainës, në nder të vizitës së presidentit Volodymir Zelensky për herë të parë në Tiranë.

Në pulla paraqiten dy vajza Ukrainase, nën dixhiturën: Ukraina, bukuri e pathyer për më shumë se 1500 vite.

Advertisement

Të ardhurat nga shitja e pullave postare do të shkojnë për mbledhjen e fondeve me qëllim sigurimin e pajisjeve të demontimit.

08:39- Samiti/  Begaj: Tirana, kryeqyteti i bisedimeve! Shqipëria rikonfirmon mbështetjen për Ukrainën

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, përcoli sot një mesazh të posaçëm për samitin që mbledh në Tiranë përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Europës Juglindore dhe të Bashkimit Evropian.

“Tirana kryeqytet i bisedimeve!”, shkruan Presidenti Begaj për Samitin e Europës Juglindore-Ukrainë.

Advertisement

Presidenti Begaj i vlerëson këto takime si të rëndësishme për rikonfirmimin e mbështetjes ndaj Ukrainës, për paqen, sigurinë dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal.

Këtë qëndrim, Presidenti i Republikës e bëri të ditur në profilin e tij zyrtar në platmormën X dhe në facebook ku shkruan:

Tirana kryeqyteti i bisedimeve!

Shqipëria mirëpret këto dy ditë liderë të  Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Juglindore  me vullnetin dhe dëshirën për të kontribuar  për paqen, bashkëpunimin, zhvillimin e qëndrueshëm në rajon dhe për të rikonfirmuar mbështetjen ndaj Ukrainës.

Advertisement

Urime dhe suksese!”

08:33- Ministri Kuleba: Shqipëria, mike e mirë e Ukrainës! Rusia të mbajë përgjegjësi për krimet e luftës

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba tha se Shqipëria është një mike e mirë e Ukrainës, duke vlerësuar çdo mbështetje të dhënë nga vendi jonë.

Në një konferencë të përbashkët për mediat me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasnain, Kuleba tha se Rusia të mbahet përgjegjëse për krime te agresionit dhe krimet e luftës.

Advertisement

Ai më tej zbardhi edhe diskutimet që pati me ministrin Igli Hasani.

“Është mirë të jesh në Tiranë si pjesë e delegacionit që shoqëron presidentin Zelensky. Samiti tregon se sa vlerësim gëzon Shqipëria në rajon.

Sot diskutuam bashkëpunimin dypalësh, Shqipëria mike e mirë e Ukrainës, dua ta falenderoj për ndërmarrjen humantiare për rehabilitimin e fëmijëve ukrainas prindërit e të cilëve janë vrarë në luftë. Çdo mbështetje është e vlerësuar.

Më kujtohet me mirënjohje mandati i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dhe mënyra si keni marrë pjesë në diskutimet për Ukrainën.

Advertisement

Informova ministrin për situatën në front dhe sulmet me dronë e raketa. E rëndësishme që Rusia të mbahet përgjegjëse për krime te agresionit dhe krimet e luftës.

Pritshmëritë tona është që një nga rezultatet e samitit të Uashingtoonit do jetë që Ukrainë do të jetë një hap më pranë anëtarësimit.

Të dashur miq, rroftë Ukraina”, tha Kuleba.

08:26- Ministri Igli Hasani: Shqipëria dënon agresionin rus në Ukrainë, brenda këtij viti hapim ambasadën shqiptare në Kiev

Advertisement

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka deklaruar se Shqipëria dënon me forcë agresionin rus në Ukrainë. Gjatë një deklarate të përbashkët për mediat me homologin e tij ukrainas, Hasnai shtoi se plani me 10 pika i Presidentit Zelenskyy, është mundësia më realiste për arritjen e paqes.

Brenda këtij viti tha ministri Hasani, në Kiev do të hapet ambasada shqiptare.

Shqipëria mbështet sovranitetin, lirinë, pavarësinë, tërësinë territoriale të Ukrainës.

Shqipëria dënon me forcë agresionin rus ndaj Ukrainës dhe do të vijojë përpjekjet për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për krimet e kryera në Ukrainë.

Advertisement

Shqipëria mbështet Planin me 10 Pika të Presidentit Zelenski, si mundësia më realiste për dhënien fund të luftës dhe arritjen e një paqeje të qëndrueshme. Së bashku me aktorë dhe vende të tjera, kemi marrë tashmë angazhimin për bashkëpunim në realizimin e Pikës 5 që Ka të bëjë me  “Rivendosjen e tërësisë territoriale dhe sovranitetit të Ukrainës”, si një nga objektivat më imediatë të përfundimit të luftës“, tha Hasani.

08:12- Zelensky për herë të parë në Tiranë, kush janë liderët që do marrin pjesë në samit

Tirana mirëpret sot Samiti Ukrainë-Europa Juglindore që nis në ora 11:00. Për këtë samit, në Tiranë për herë të parë ka ardhur edhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, i cili u prit mbrëmjen e djeshme në aeroport nga ministri i Jashtëm Igli Hasani.

Liderët që do marrin pjesë në samit janë:

Advertisement

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky

Presidentja e Moldavisë Maia Sandu

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç

Advertisement

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski

Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Borjana Kristo

Kryeministri kroat, Andrej Plenkovic.

07:27- Mbahet sot samiti për Ukrainën, Zelensky për herë të parë në Tiranë, cila është agjenda e takimeve

Advertisement

Ditën e sotme në Tiranë mbahet samiti “Ukrainë – Europa Juglindore”. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, mbërriti mbrëmjen e djeshme në Tiranë, në vizitën e parë në vendin tonë.

Ai pritet të ketë një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama në Kryeministri. Më pas të dy do t’i bashkohen samitit, që do të mbledhë bashkë shumë liderë.

AGJENDA

E mërkurë, 28 shkurt

Advertisement

09.00 – Presidenti Zelenskyy do të mikpritet nga Kryeministri Rama, në Kryeministri.
Mediat do të kenë akses në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Këshillit të Ministrave.

09.05 – Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Presidentin e Ukrainës Zelenskyy.

9.30 – Takimi bilateral mes dy delegacioneve.
Pamjet dhe fotot e takimeve do të shpërndahen për median në kanalet zyrtare të komunikimit dhe platformat e tjera sociale.

10.10 – Firmosja e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës
Transmetim i drejtpërdrejtë në kanalet zyrtare të komunikimit dhe në platformat sociale

Advertisement

11.00 – Doorstep dhe mbërritja e liderëve ( Pallati i Kongreseve)
Akses të gjithë mediat, përpara Pallatit të Kongreseve

11.30-Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë fjalët hapëse të Sesionit.
Transmetim i drejtpërdrejtë në kanalet zyrtare të komunikimit dhe në platformat sociale

13:00 – Foto Familjare
Të gjitha mediat

13.30 – Kryeministri Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë një Konferencë të përbashkët për shtyp. /vizionplus.tv

Advertisement

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy