LSI ngre shqetësimin: Shqipëria, vendi me pagën minimale më të ulët në Europë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
LSI ngre shqetësimin: Shqipëria, vendi me pagën minimale më të ulët në Europë

Deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho ngre shqetësimin se Shqipëria është më keq se çdo vend tjetër sa i përket pagës minimale.

 

Duke iu referuar të dhënave nga EUROSTAT, Xhixho shprehet se qytetarët po përballen me rritjen e çmimeve të produkteve të shportës, me rritjen e çmimit të karburantit dhe të transportit, dhe se e kanë të pamundur përballimin e kostove të jetesës.

 

Advertisement

Postimi:

Paga minimale:  Shqipëria më keq se çdo vend në Europë!

Sipas EUROSTAT Shqipëria është vendi me pagën minimale më të ulët në Europë.

Qytetarët që sot përballen me rritjen e çmimeve të produkteve të shportës, me rritjen e çmimit të karburantit dhe të transportit, e kanë të pamundur përballimin e kostove të jetesës, ç’ka rëndon më shumë varferinë e tyre.

Advertisement

Paga minimale duhet të rritet sot jo nesër për të ndihmuar të varfërit dhe shtresat në nevojë që janë braktisur nga qeveria që vetëm të majtën nuk përfaqëson.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy