Lufta kundër drogës, Balla përgëzon policinë për rezultatet: 1100 të arrestuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lufta kundër drogës, Balla përgëzon policinë për rezultatet: 1100 të arrestuar

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka përgëzuar policinë e shtetit për rezultatet e arritura në luftën kundër lëndëve narkotike.

Ditën e sotme, dy të rinj ranë në pranga pasi trafikonin drogë nga SHBA në Shqipëri nëpërmejt shërbimit postar.

Balla thotë se prej shtatorit të vitit të kaluar, në kuadër të operacionit “Tempulli” janë arrestuar/proceduar 1100 persona dhe janë sekuestruar rreth 1600 kg cannabis, mbi 18 kg kokainë, 12 kg heroinë.

Balla: Operacioni Kombëtar kundër lëndëve narkotike #PaketaeSigurisënëshkolla vijon cdo ditë me rezultate të mirëpritura në favor të jetës dhe shëndetit të nxënësve dhe të të rinjve. Prej shtatori 2023, “Tempulli ka rezultat: 1100 persona të arrestuar/të proceduar në tentativë për shitje të lëndëve narkotike, dhe janë sekuestruar rreth 1600 kg cannabis, mbi 18 kg kokainë, 12 kg heroinë etj. Përgëzime Policisë dhe Prokurorisë Tiranë për goditjet e sistematike të tentativave për futje të lëndëve narkotike nga jashtë vendit përmes postës. Do të bëjmë gjithçka të përmbushim pritshmërintë e prindërve dhe gjyshërve që tempulli i dijes, shkolla, të mbetet e sigurtë dhe mos të lejojmë depërtimin e fenomeneve negative që cenojnë jetën dhe shëndetin e tyre.

Advertisement

Një tjeter operacion nga antidroga e Tiranës goditi sot një skemë të futjes së lëndëve narkotike përmes postës, dërguar në Shqipëri nga SHBA-të.  Në pranga kanë rënë dy persona, Skënder Vata dhe Jurgest Luzi.

Sektori i Antidrogës zhvilloi operacionin “California”, pasi kishte informacione se dy të rinjtë ishin të përfshirë në trafikun ndërkomëbtar të drogës ku konkretisht kishin porositur 3.2 kg kanabis të cilësisë së lartë.

Gjithashtu dyshohet se Vata dhe Luzi kanë futur dhe më herët përmes postës, lëndë narkotike te sasive të ndryshme.

Burimet bëjnë me dije se Skënde Vata ka qenë organizator i kësaj skeme. Ky i fundit ka përfshirë Jurgest Luzin duke i caktuar rolin për të marrë kanabisin nga posta.

Advertisement

Të njëtat burime shprehen se pakoja me lëndë narkotike ishte dërguar në emer të një personi tjeter me origjinë nga Korça, i cili gjithashtu po hetohet nga Antidroga nëse është përfshirë në këtë veprimtari kriminale apo jo.

Kujtojmë se para disa ditësh, u  godit një tjetër rast nga policia ku u sekuetrsuan 1.6 kg kanabis që kishte mbërritur në Shqipëri nga SHBA-të.

Në pranga ra 27-vjecari Ilir Sefa, ndërsa një tjeter u shpall në kërkim. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy