Lufta në Ukrainë/ Futen në Shqipëri refugjatët e parë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lufta në Ukrainë/ Futen në Shqipëri refugjatët e parë

Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë ka bërë që shumë civilë ukrainas të braktisin vendin nga lufta. Ata janë duke shfrytëzuar kufijtë tokësorë për të ikur nga rreziku i luftës. Sipas burimeve, nga Qafë Thana, gjatë këtyre ditëve, janë futur mbi 20 ukrainas. Por, nuk kanë kërkuar ndihmë nga policia për strehim apo nevoja të tjera.

Burimet thonë se një pjesë e shtetasve ukrainas kanë blerë apartamente në zonën bregdetare dhe shtetasit e ardhur mund të jenë prej tyre që akomodohen atje.

Ndërkohë, një çift ukrainas mësohet të jetë vendosur në Pogradec. Ata kanë kërkuar në disa banka të nivelit të dytë të hapin llogari bankare për të tërhequr para, por e kanë pasur të pamundur pasi nuk kanë leje qëndrimi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy