Lufta në Ukrainë krijon pasiguri edhe tek ne, qytetarët dynden të blejnë miell

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lufta në Ukrainë krijon pasiguri edhe tek ne, qytetarët dynden të blejnë miell

Lufta që po zhvillohet në Ukrainë mes këtij shteti dhe Rusisë dhe mundësia e një krize globale, ka bërë që të krijohet pasiguri edhe në vendin tonë.

 

Duke qenë se dy shtetet e përfshira në luftë janë furnizuesit më të mëdhenj me grurë, një pjesë të të cilit e eksportojnë edhe në vendin tonë, qytetarët dyshojnë se rezervat mund të mbarohen. Në këto kushte ditët e fundit është parë një dyndje në pikat e tregtimit të miellit në të gjitha qytetet e vendit. Edhe në Dibër, situata është e njëjtë. Qytetarët po krijojnë rezerva mielli duke blerë më shumë se zakonisht. Robert Tomçini, një prej tregtarëve të miellit, thotë se ditët e fundit kërkesat për miell kanë ardhur në rritje. Nga ana tjetër, çmimi ende nuk ka ndonjë ndryshim të madh, ndërsa pritet që rritja të jetë në ditët në vijim.

Tregtarët shprehen se ka një tendencë në rritje të çmimit të miellit, për shkak të konfliktit që po zhvillohet në dy shetet më prodhueset në botë të grurit.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy