
Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim zyrtar në ambasadën ukrainase në Tiranë.
Pas përfundimit të takimit Meta foli për mediat teksa theksoi se agresioni rus ndaj Ukrainës është i pabesë dhe i pajustifikuar.
Presidenti u shpreh se rruga e dialogut është zgjidhja e vetme për këtë situatë.
Advertisement
“Do bëjmë të gjitha përpjekjet për të nxitur armëpushimin e rikthmin e mjeteve paqësore dhe rrugëve diplomatike . Njëkohësisht ne besojmë se vetëm rruga e dialogut nga pozita të barabarta është zgjidhja për këtë situatë dhe në këtë drejtim përpjekjet tona kanë qenë e mbeten të qarta në një linjë të plotë me NATO dhe BE”, tha Meta.