Presidentja e Komisionit Evropian thirrje për qetësimin e situatës në veri të Kosovës: Dialogu është zgjidhja

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Presidentja e Komisionit Evropian thirrje për qetësimin e situatës në veri të Kosovës: Dialogu është zgjidhja

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj në Shkup, ka folur për gjendjen në Kosovë, duke kërkuar nga palët shtensionimin e situatën në veri të Kosovës.

“Unë jam e shqetësuar për krizën aktuale midis Serbisë dhe Kosovës. Është e rëndësishme tani që gjërat të mos përshkallëzohen dhe palët të ulen në tryezën e negociatave. BE ka një histori të gjatë dhe është ndërtuar mbi dialog dhe bashkëpunim të ngushtë ekonomik. Kur filluam 70 vjet më parë dhe pas një pjese të tmerrshme të historisë sonë në Luftën e Dytë Botërore, duhej shumë dialog dhe bashkëpunim që plagët të shëroheshin për të ndërtuar miqësinë dhe bazuar në besimin erdhi pajtimi. Nevojitet një tryezë negociatash ku të flasim për probleme”, tha Ursula von der Leyen.

Ajo mirëpriti një deklaratë të kryeministrit maqedonas, i cili tha se dialogu mund të jetë i dobishëm për të ardhmen e njerëzve.

“Unë mbetem një mbështetës i fuqishëm i dialogut. Udhëheqësit duhet të ulen në tryezë dhe diskutojnë për zgjidhjen e problemeve. Unë jam i bindur se ne duhet t’i përdorim të gjitha mundësitë për bisedime, partneritet, bashkëpunim dypalësh. E përsëris, Procesi i Berlinit është gjëja më e mirë në Ballkanin Perëndimor. Më vjen mirë që Presidentja e Komisionit do të ketë fokus të agjendës së saj Ballkanin Perëndimor. Ne gjithmonë mund të bëjmë diçka në shtëpi. Ne jemi miq me të gjithë fqinjët dhe kështu do të vazhdojmë”, ka deklaruar Zaev.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy