Lufta për grupin e PD/ Alibeajt i shtohen kundërshtarët, Salianji tenton t’i marrë vendin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lufta për grupin e PD/ Alibeajt i shtohen kundërshtarët, Salianji tenton t’i marrë vendin

Vendimi i Enkelejd Alibeajt për të përjashtuar nga grupi parlamentar i PD 4 deputetët; Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi,Tritan Shehu dhe Agron Shehaj ka sjellë reagime të ashpra brenda Partisë Demokratike.

 

Kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka akuzuar Alibeajn se po i shërben kryeministrit Edi Rama.

 

Advertisement

EDI PALOKA

KRYETAR I KESHILLIT KOMBETAR

“Enkelejd Alibeaj ndonjë ditë të bukur mund të cohet të përjashtojë të gjithë deputetët e PD, se kjo është forma. Thotë jam unë I vetëm, edhe deputet I grupit edhe kryetar I grupit dhe Rama të vazhdojë lojën me të. Pra deri në këtë pikë absurditeti kemi arritur dhe Rama ka gjetur këtë që e përdor për interesin e tij. Me disa veprime këta po afrohen tek “Kërpërata”, me këto të fundit ia kanë kaluar edhe “Kërpëratës”, janë bërë më qesharakë”

 

Advertisement

Belind Këlliçi, kandidati i PD për bashkinë e Tiranës u përjashtua një ditë më parë, e ka cilësuar qesharak vendimin e Alibeajt

 

 

BELIND KELLICI

Advertisement

DEPUTET, PD

“Nuk e di pse shoku Enkelejd Alibeaj ka vendosur në komisionin e dënim-internimeve që ka ngritur në mendjen e tij të më dëbojë nga grupi parlamentar I PD. Nuk e di a do të marrë masa edhe për internimin tim politik. E habitshme është së si në kulmin e një debati , në kulmin e denoncimit të një afere ku unë denoncova në flagrancë kreun e bashkisë Veliaj për një tender fiktiv; shoku Alibeaj gjen kohën të merret me këto cështje qe vetëm opozitës nuk I sherbëjnë.”

 

Por vendimi për përjashtimet është refuzuar edhe nga deputetët që janë kundër Sali Berishës, si Ferdinand Xhaferri, i cili theksoi se vendimi është personal i Alibeajt pasi grupi nuk është mbledhur për të diskutuar këtë çështje.

Advertisement

 

 

 

FERDINAND XHAFERRI

Advertisement

DEPUTET, PD

“4 deputetët janë deputetë të respektuar që u rri mirë kostumi opozitar, e dyta unë jam informuar për vendimin në media dhe kjo tregon për maskaradën e dimensionit demokratik që ka kjo vendimarrje.”

 

Një ditë më parë, Enkelejd Alibeaj njoftoi përjashtimin nga grupi parlamentar i PD të 4 deputetëve duke argumentuar se ata përgjatë një viti nuk janë distancuar nga protesta e 8 janarit.

Advertisement

 

Por përtej argumentit të përdorur për gazetarët; Alibeaj përjashtoi deputetët për të shmangur shkarkimin e tij si kryetar i grupit parlamentar të PD.

 

Ervin Salianji arriti dje pasdite të merrte firmën e 21 deputetëve për të shkarkuar Enkelejd Alibeajn; dhe për t’u zgjedhur kryetar grupi me mbështetjen e Sali Berishës dhe disa deputetëve të tjerë.

Advertisement

 

Pasi Alibeaj hoqi deputetët nga grupi, Salianji nisi sërish bisedimet për të marrë mbështetjen e një deputeti të vetëm që i duhet për të shkarkuar Alibeajn dhe duket se Sali Berisha është më afër se kurrë në marrjen e drejtimit të grupit parlamentar.

 

Si pasojë e këtyre betejave brenda PD; grupi parlamentar i demokrateve është rrudhur; nga 52 deputetë që partia mori në zgjedhje; sot në parlament numëron vetëm 35 deputetë.

Advertisement

Pasi 9 deputetë janë përjashtuar; 7 janë huazuar tek aleatët dhe deputeti më i ri, Petrit Doda, ka refuzuar të bëhet pjesë e këtyre betejave duke u deklaruar i pavarur.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy