Lufta Rusi-Ukrainë/ Begaj: Zgjerimi i NATO-s detyrim, anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës i domosdoshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lufta Rusi-Ukrainë/ Begaj: Zgjerimi i NATO-s detyrim, anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës i domosdoshëm

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, është takuar ditën e sotme me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg në selinë e aleancës.

 

Begaj në fjalën e tij tha se NATO ka demonstruar kohezion, solidaritet, unitet dhe forcë reaguese  për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të aleancës.

 

Advertisement

Presidenti po ashtu shtoi se anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës është i domosdoshëm, në një kohë kur e gjithë bota është dëshmimtare e situatës aktuale që po ndodh mes Rusisë dhe Ukrainës.

 

Situata aktuale e bën të domosdoshme që rendi i qetësisë dhe i paqes ndërkombëtare të jetë fokusi ynë.

 

Advertisement

Për këtë arsye, zgjerimi i Aleancës është detyrim, ndaj, anëtarësimi i Suedisë dhe i Finlandës janë të mirëpritura dhe të domosdoshme.

 

Unë jam i lumtur që Parlamenti i Shqipërisë është nga të parët që e ka ratifikuar protokollin e anëtarësimit në NATO të Suedisë dhe Finlandës.

 

Advertisement

Në koordinim të plotë me Aleancën, Shqipëria i qëndron në krah dhe do të vazhdojë ta mbështetë Ukrainën në aspektin politik, diplomatik, ushtarak dhe të asistencës humanitare për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

 

Në cilësinë e anëtarit jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në bashkëpunim me SHBA-në dhe BE-në, ne do vijojmë të jemi proaktiv në ruajtjen e kohezionit ndërkombëtar për Ukrainën.

 

Advertisement

Në Samitin e Madridit, aleatët rikonfirmuan rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor”, tha Begaj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy