Luftë krimit me teknologji/ Rama: Policia do ndihmohet nga satelitët dhe dronët inteligjentë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Luftë krimit me teknologji/ Rama: Policia do ndihmohet nga satelitët dhe dronët inteligjentë

Nga policia e shtetit kryeministri Edi Rama kërkon rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar, atij mjedisor dhe rritjen e sigurisë në rrugë.

Për t’i arritur ato, Edi Rama tha se uniformave blu në katër vitet e ardhshme do t’u vijë në ndihmë teknologjia.

Në identifikimin e parcelave të mbjella me kanabis veçanërisht në zonat e thella ku policia e ka të pamundur të shkojë, do të shfrytëzohen dronët inteligjentë.

 

Advertisement

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Për t’i gozhduar, jo vetëm parcelat me kanabis, por për të gozhduar dhe ata që punojnë, për të gozhduar dhe ata që janë të lidhur me ata që punojnë, apo për të gozhduar grupe kriminale, përsëri nga ajri, me dronët inteligjentë dhe nuk do jetë më e akuzuar pa lidhje, kur zbulohet një parcelë në majë mali sepse deri në majën e malit nuk ka se si të shkojë çdo ditë inspektori i policisë sepse nuk është vetëm një majë mali, por janë maja të tëra malesh. Kjo merr fund.

Advertisement

 

Në katër vitet e ardhshme, kryeministri Edi Rama parashikon një ndryshim thelbësor në sigurinë rrugore, duke zëvendësuar patrullat e policisë me kamerat inteligjente në akset kombëtare.

 

EDI RAMA

Advertisement

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Po punohet për vendosjen e gjithë sistemit të kamerave inteligjente, fillimisht në akset kombëtare që do të heqë përfundimisht nga rruga, nga akset kombëtare, patrullat, që qëndrojnë në vend dhe bëjnë kontrolle dhe do ta vendosë policinë në funksion të reagimit, bazuar mbi faktet që do të mblidhen në kohë reale në qendrën e kontrollit. Do të kemi një monitorim në kohë reale të gjithë trafikut në akset rrugore.

 

Advertisement

Satelitin që pritet të hidhet në Mars në orbitë, kryeministri Edi Rama e sheh si policin nga qielli që kolegëve të tij në tokë do t’u komunikojë çdo ditë ku po bëhen ndërtime pa leje dhe vendgrumbullime të paligjshme të plehrave.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Advertisement

 

Gjithçka do kalojë tek një sy tjetër, që është lart, që nuk ka kushërinj, nuk ka miq, nuk ka parti, por ka vetëm mbledhje dhe kalim të dhënash.

 

Përveç teknologjisë, për uniformat blu përgjatë mandatit të tretë është parashikuar edhe një diferencim në rrogë. Ata që punojnë larg vendbanimit të tyre, do të paguhen më shumë.

Advertisement

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Advertisement

Diferencimin e trajtimit mesa tyre që në darkë kthehen në shtëpi tek familja dhe atyre që janë të detyruar tu thonë fëmijëve natën e mirë me telefon. Këtu është vetëm fillimi, me këtë ndërhyrje të parë e përgjatë gjithë këtij mandati, çdo vit ne do të bëjmë që ky diferencim të bëhet kuptimplotë.

 

Po aq policëve u tërhoqi vëmendjen që të mos shkelin rregullat e mirësjelljes ndaj qytetarëve se në të kundërt vendimi për ta është vetëm një, përjashtimi nga radhët e uniformave blu.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy