Luftë me zjarret në veri, flakët i afrohen shtëpive

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Luftë me zjarret në veri, flakët i afrohen shtëpive

Veriu i vendit vazhdon të jetë prej ditësh nën “pushtetin” e zjarreve.

 

Në qarkun e Lezhës, zjarrfikësit dhe forcat e armatosura kanë arritur të neutralizojnë 60% të vatrave të zjarrit. Problem mbetet vetëm zona e Mirditës.

 

Advertisement

Në fshatin Molung, disa familje janë evakuuar pasi flakët dhe pse me intensitet të ulët u janë afruar banesave. Në rrezik ndodhet gjithashtu dhe fshati katund i ri, ndërsa autoritetet po punojnë për të neutralizimin e flakëve.

 

Më e vështirë situata paraqitet në bashkinë e Fushë Arrëzit. 42 efektivë të ushtrisë po luftojnë me flakët në fshatin Flet. Për izolimin e vatrave të zjarrit në këtë zonë po ndërhyhet edhe nga ajri me helikopterë.

 

Advertisement

Ndërkohë në Kukës, autoritetet vazhdojnë përballjen me flakët në “Majën e Runës” pavarësisht terrenit të vështirë. Kurse në fshatin Kaçani në Dibër zjarri është vënë nën kontroll dhe pritet të shuhet.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy