“Lulëzon” tregu i makinave/ Viti 2021 shënoi rritje të importit të mjeteve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Lulëzon” tregu i makinave/ Viti 2021 shënoi rritje të importit të mjeteve

Importi i makinave të përdorura në vitin që lamë pas pësoi një rritje të konsiderueshme.

 

Referuar të dhënave nga administrata doganore, kjo shifër në vitin 2021 arriti në 10 mijë automjete më shumë se viti 2020, në total 46.648. Për bizneset e fushës një nga faktorët e këtij trendi është fakti që pandemia dekurajoi lëvizjen me mjete të transportit publik. Por jo vetëm, kriza diktoi gjetjen e tregjeve të reja me kosto edhe më të ulët.

 

Advertisement

“Importi më i madh nuk po kryhet më nga vendet evropiane, si Italia, Belgjika, Gjermania etj, por importuesit po i drejtohen tregjeve më të largëta, si Kanada, USA etj, atje ku cmimet janë edhe me konkurruese, por makinat nuk janë konform standardeve teknike që kërkohen nga ligjet në fuqi-shprehet Gerad Merdani, drejtor i markës Hyundai në Shqipëri”

 

Por e kundërta ka ndodhur me automjetet e reja. Ky treg ishte në stanjacion krahasuar me vitin 2020. Shifrat e doganës tregojnë për një import prej 2500 automjetesh. Në 2021 janë importuar 2571 ndërsa në 2021 2588. Por pse ky treg nuk po rigjallërohet?

 

Advertisement

Ka vite që tregu i automjeteve të reja është në stanjacion. Kjo vjen edhe për faktin se ndoshta jemi i vetmi vend që nuk kemi politika nxitëse për këtë industri, përkundrazi me ligjet në fuqi stimulohet importi i makinave të përdoruara. Me këtë treg ne nuk krahasohemi as me Kosovën.

 

Si çdo sektor tjetër i ekonomisë, edhe tregu i prodhimit dhe shitjes së makinave po përballet me rritje të kostove. Oferta nuk po i përgjigjet kërkesës së lartë, ndaj dhe pritshmëritë për këtë vit janë një shtrenjtim i çmimeve.

 

Advertisement

Pritshmëritë për këtë vit janë që ka rënë oferta nga fabrikat prodhuese të makinave, pra kërkesa e lartë po has në një ofertë të ulët. Kostot e lëndës ë parë janë rritur, po ashtu edhe transporti. Nëse një vit më parë porosia nga fabrika vononte deri në 4 muaj, tashmë vonesat arrijnë deri në 8 muaj dhe nuk garantohet e plotë porosia. E gjithë kjo situatë do të shoqërohet me rritje cmimesh. –vijon më tej Merdani

 

Blerja e një makine të re mbetet më me leverdi ekonomike sesa e një automjeti të përdoruar, por gjendja ekonomike e familjeve, si dhe mungesa e stimulimit të kësaj industrie me politika mbështetëse ka bërë që në tregun tonë të dominojnë makina të vjetra mesatarisht 15-vjeçare.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy