Macron “kujtohet” për Ballkanin/ Presidenca franceze e Këshillit Evropian mund të prekë edhe Shengenin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Macron “kujtohet” për Ballkanin/ Presidenca franceze e Këshillit Evropian mund të prekë edhe Shengenin

 

Kancelari gjerman Olaf Shulc ka udhëtuar drejt Parisit në vizitën e tij të parë jashtë vendit qëkurse mori postin. Në takimin e kësaj të premteje me presidentin francez, dy liderët më të fuqishëm të BE-së fokusohen në trajtimin e krizave me të cilat përballet blloku 27 anëtarësh.

 

Një ditë më parë shefi i elizesë prezantoi prioritetet e presidencës franceze të këshillit evropian që do të hyjë në fuqi më 1 janar 2022. Macron përmendi një mekanizëm të ri për mbrojtjen e kufijve të jashtëm në Evropë i cili do të shtrihet edhe në zonën Shengen, në rast krizash.

Advertisement

 

EMMANUEL MACRON

PRESIDENT I FRANCES

 

Advertisement

“Një Evropë sovrane është për mua një Evropë që i ka nën kontroll kufijtë e saj. Deri më tani reagimet tona kanë ardhur shumë vonë, kur njëri nga partnerët tanë është lutur për ndihmë. Gjatë presidencës franceze DO të shënohet progres edhe në paktin evropian të migracionit, që parashikon një ndarje më të drejtë të refugjatëve. Për këtë është e nevojshme që të bashkëpunohet me vendet e transitit dhe të origjinës, për të luftuar bandat e kontrabandistëve. Po ashtu rregullat e azilit duhet të harmonizohen dhe të thjeshtëzohen.”

 

Presidenti francez gjithashtu bëri thirrje për riangazhim dhe riinvestim të BE-së në Ballkanin Perëndimor, duke paralajmëruar një konferencë kushtuar këtij rajoni në muajin qershor.

 

Advertisement

“Ne duhet të ndjekim një politikë riangazhimi, por edhe investimesh për të nxitur integrimin ekonomik të këtij rajoni si dhe për të luftuar kundër ndërhyrjes, kundër manipulimeve që janë vepra të disa fuqive rajonale që përmes Ballkanit përpiqen të destabilizojnë Evropën. Unë besoj se ky angazhim politik dhe ekonomik në lidhje me Ballkanin Perëndimor, është në të vërtetë një agjendë për sovranitetit e Evropës sonë, sepse ne nuk do të arrijmë të ndërtojmë një Evropë të paqes për 50 vjet nëse lëmë Ballkanin Perëndimor, ku është sot”.

 

Macron gjithashtu bëri të ditur se në muajin mars do të organizohet edhe një samit mbi politikat e mbrojtjes të BE-së.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy