Maji, muaji i vdekjes/ 11 viktima në vetëm 19 ditë nga aksidentet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Maji, muaji i vdekjes/ 11 viktima në vetëm 19 ditë nga aksidentet

Ky është momenti i aksidentit të frikshëm që ndodhi para pak ditësh në Tiranë, në rrugën “Sulejman Delvina”, ku humbi jetën 33-vjeçari Redi Karreçi. Përplasja ishte e fortë dhe rezultoi fatale për të riun.

Por situata e aksidenteve rrugore në vend është në shifra alarmante sa i takon muajit maj.

 

Vetëm katër ditët e fundit kanë humbur jetën 8 persona, nga përplasjet apo daljet nga rruga të automjeteve. Aksidentet më të rënda janë shënuar kryesisht në Shkodër, Tiranë, Lushnje dhe Laç.

Advertisement

 

Në të gjitha rastet, hetimet paraprake të policisë dolën në përfundimin se shkak I tragjedive rrugore është bërë shpejtësia e lartë, pakujdesia dhe mos zbatimi I të gjitha rregullave te qarkullimit.

 

Të dhënat zyrtare tregojnë se nga data 1 maj e deri këtë të mërkurë, në rrugët e vendit kanë ndodhur 110 aksidente me 11 persona të vdekur, 13 të plagosur rëndë dhe mbi 130 të tjerë të plagosur lehtë.

Advertisement

 

Nisur nga kjo situatë, policia pritet që të shtojë kontrollet jo vetëm në rrugët nacionale, por edhe në ato Brenda qyteteve, ku do të ketë ndëshkim me gjoba e deri në heqje patente për të gjitha ata që tejkalojnë normat e shpejtësisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy