“Majko nuk më priti”/ Koloneli tregon takimin sekret te kulla e Jasharajve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Majko nuk më priti”/ Koloneli tregon takimin sekret te kulla e Jasharajve

Koloneli Dilaver Goxhaj ka treguar takimin sekret në kullën e Jasharajve me Pandeli Majkon aso kohe kryeministër i Shqipërisë dhe Ilir Metën zv.kryeministër.

 

Goxhaj thotë se ai ka qenë zvministër i Mbrojtjes kur është zhvilluar ky takim në Kosovë, ku të pranishëm kanë qenë familjarë të Adem Jasharit.

 

Advertisement

Koloneli thekson se Majko nuk donte të merrej vesh që në Kosovë ka pasur oficerë nga Shqipëria, ndërsa shton se kryeministri i asaj kohe i ka thënë që kur të kthehej në Tiranë ta takonte.

 

Gjatë kohës që unë isha shef i kabinetit të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës erdhi kryeministri Majko, me zëvendëskryeministrin Ilir Meta. Erdën vizitë në Kosovë menjëherë pas lufte, vizita e parë. Për fatin tim të mirë apo të keq, ministri ishte sëmurur nga apendesiti dhe kishte shkuar tek familja e tij në Zvicër për tu operuar. Kur erdhën këta, unë shkova ti takoja si përfaqësues i Ministrisë së Mbrojtjes. Takimi u bë në shtëpinë e Jasharave. U prezantuan, ishtë vëllai i madh i Adem Jasharit, ishte familja e tyre dhe gjithë udhëheqja e Kosovës. Isha dhe unë atje. Mora dhe unë fjalën për të folur dhe thashë zoti kryeministër unë jam një nga oficerët shqiptarë që kemi qenë në luftë me këta të tjerët. Mos fol tha, të dalin të gjithë jashtë, edhe gazetarët. Dmth donte sekret, mos e merrnin vesh që kishte oficerë nga Shqipëria dhe atë e di Majko. Pasi dolën ata, i tregova sa oficerë dhe sa ushtarë vullnetarë kishin ardhur në Kosovë dhe më tha me rastin më të parë që do kthehesh në Tiranë do vish të më takosh”, tha Goxhaj.

 

Advertisement

Koloneli shton se kur është kthyer në Tiranë Majko Pandeli Majko ishte bërë ministër i Mbrojtjes dhe kur ka shkuar për ta takuar ai nuk e ka pritur.

 

Mua më takoi të kthehesha kur bëhej Kongresi, ku Meta u bë kryeministër dhe Majko ministër i Mbrojtjes. Vajta në postbllok dhe për fatin tij oficer atje ishte një nga ish studentët e mi të Akademisë.

 

Advertisement

Atje ishte dhe një shqiptar që vinte nga Zvicra, poet ai dhe të dy kërkonim të takonim ministrin e Mbrojtjes zotin Majko. Ky e merr në telefon dhe Majko jep përgjigjen, ai të vijë, ai i UÇK-së jo dhe nuk më priti. Edhe pse më kishte premtuar. Për erë të dytë unë nuk e bëja se do fëlliqja veten”, tha Goxhaj në Quo Vadis.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy