Makina del nga rruga në aksin Tepelenë-Gjirokastër, ja gjëndja e të plagosurve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Makina del nga rruga në aksin Tepelenë-Gjirokastër, ja gjëndja e të plagosurve

Tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident këtë të shtunë në aksin Tepelene Gjirokastër.

Sipas policisë, një mjet tip Peugeot doli nga rruga në vendin e quajtur “Shkalla e Zezë”, rreth orës 17:10 dhe përfundoi disa metra poshtë aksit nacional.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi R. K., rreth 35 vjeç, banues në Skrapar, pasagjerët, shtetasit J. T., 56 vjeç, banues në Greqi dhe S. C., rreth 50 vjeç, banues në Tepelenë, të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spitalin Rajonal Gjirokastër.

Të tre të plagosurit jane derguar me urgjence per ne Spitalin e Gjirokastres pasi kanë marrë dëmtime dhe shembje në gjymtyre dhe koke.

Advertisement

Grupi hetimor konstaton paraprakisht se shkaku i aksidentit ka qene lageshtia ne rruge

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy