
Një aksident është regjistruar paraditen e kësaj të premteje në Bilisht. Një automjet ka aksidentuar një motorr në qendër të qytetit.
Si pasojë, është lënduar drejtuesi i motomjetit dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Advertisement
Nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.