Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në lagjen nr. 16 në Korçë.
Në aksident janë përfshirë një mjet dhe një motor drejtuesi i të cilit ka mbetur i lënduar.
I dëmtuari është dërguar në spitalin rajonal të Korçës dhe sipas bluzave të bardha ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 21:40, në rrugën “Viktor Eftimiu”, Korçë, motomjeti me drejtues shtetasin E. V., 37 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin S. M., 20 vjeç.
Advertisement
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet për mjekim në spital, jashtë rezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv