Makina përplas punonjësen e bashkisë së Delvinës, 58-vjeçarja në gjendje të rëndë, pritet të niset drejt Traumës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Makina përplas punonjësen e bashkisë së Delvinës, 58-vjeçarja në gjendje të rëndë, pritet të niset drejt Traumës

Një aksident automobilistik është shënuar në Delvinë, ku një makinë ka përplasur punonjëse e pastrim-gjelbërimit në këtë qytet.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte, ku 58-vjeçarja me iniciale Sh.H është transportuar për në spitalin e Sarandës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas mjekëve, për shkak të gjendjes së saj kritike për jetën do të transportohet me helikopter drejt spitalit te Traumës. Ajo ka frakturë dhe hemorragji në kokë si dhe frakturë të këmbës së djathtë.

Burime bëjnë me dije se 58-vjeçarja është goditur nga makina sapo ka dalë nga banesa e saj. Policia ka nisur hetimet edhe për identifikimin e shoferit./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy