Manastirliu: Deri vitin e ardhshëm do sigurojmë mbi 5 milionë vaksina

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Manastirliu: Deri vitin e ardhshëm do sigurojmë mbi 5 milionë vaksina

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë mbledhjes së Komisionit të Shëndetësinë ka deklaruar se qeveria shqiptare do të rrisë edhe më tej diponibilitetin e vaksinave, për të siguruar 5 milionë vakisna deri në vitin 2022.

Ajo theksoi se detyra e qeverisë është të sigurojë vaksinat dhe të arrijë planin.

Jemi krenar për vaksinimin pasi kur ne kemi nisur vaksinimin një pjesë e vendeve në Ballkan, nuk kishin akoma asnjë vaksinë. Në vitin 2022 do paguajmë 30 milionë dollarë për të vazhduar marrjen e vaksinave. Jemi një vend me përqindje të lartë në rajon që kemi vaksinuar qytetar me 2 doza. Detyra e qeverisë shqiptare është që të sigurojë vaksinat që dhe ne të arrijmë planin dhe qeveria shqiptare e ka bërë dhe do vijojë ta bëjë.
Tani kemi siguruar mbi 2 milion doza vaksine, deri në fund të vitit arrijmë 3 milion doza dhe deri vitin e ardhshëm janë 5 milion doza vaksine të siguruara. Pra ne jo vetëm kemi siguruar 4.4 milion doza për popullatën target, por deri vitin e ardhshëm do sigurojmë mbi 5 milion vaksina, për të vijuar edhe me skenarët e tjerë”, deklaroi Manastirliu.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy