Manastirliu: Mbi 22 mijë qytetarë të infektuar po trajtohen nga mjekët e familjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Manastirliu: Mbi 22 mijë qytetarë të infektuar po trajtohen nga mjekët e familjes

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se janë më shumë se 22 mijë qytetarë që po marrin shërbim mjekësor nga mjekët e familjes për COVID-19.

 

Duke vënë në pah rolin e mjekëve të familjes në menaxhimin e pandemisë, Manastirliu deklaroi në “Facebook” se qytetarët duhet të kontaktojnë me ta për të përfituar rimbursimin e ilaçeve për virusin.

 

Advertisement

“#Krenare për punën e palodhur të ekipit mjekësor të qendrës shëndetësore nr.8 në Porto Romano dhe për të gjithë armatën e mjekëve dhe infermierëve të kujdesit parësor në çdo cep të vendit. ✅ Më shumë se 22 mijë qytetarë me #COVID19 po ndiqen dhe trajtohen nga mjekët e familjes, me përkushtim e profesionalizëm, duke u kujdesur për ecurinë shëndetësore të çdo qytetari. 💊 💊 Garantojmë terapitë e mjekimi 100% #falas për pacientët me COVID19 në forma të lehta dhe të moderuara, që trajtohen në banesë.  👩🏻‍⚕️ Kontaktoni mjekun tuaj të familjes për ta përfituar menjëherë paketën e rimbursimit.  🟢 Nëse nuk e dini kush është mjeku juaj, telefononi në linjën e gjelbër 📞0800 40 40 për ta mësuar”, tha Ogerta Manastirliu.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy