Manastirliu: Në ditët e para të marsit vijnë dozat e COVAX

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Manastirliu: Në ditët e para të marsit vijnë dozat e COVAX

Ministrja e Shëndetëisë, Ogerta Manastirliu njoftoi se javën tjetër do të vijnë dozat e radhës të vaksinës Pfizer.

 

Nga Qendra e Vaksinimit në  Arenën Kombëtare, ajo deklaroi se në ditët e para të marsit priten edhe 14.400 doza nga COVAX.

“Javën tjetër do të vijë dërgesa e radhës nga Pfizer. Me ardhjen e vaksinave, sipas kalendarit të kontratës që kemi lidhur me Pfizer-in, ditën e hënë do të vijojmë të intensifikojmë dhe të shtrijmë në vijim vaksinimin. Gjithashtu pritet që në 10 ditëshin e parë të Marsit, të kemi edhe një dërgesë të parë nga kontrata me Covax-in. Janë planifikuar rreth 14,400 doza, të cilat priten që të vijnë nga kjo marrëveshje e lidhur dhe e parapaguar nga qeveria shqiptare”, bëri me dije Manastirliu.

Advertisement

 

Sot po vijon vaksinimi antiCOVID për personelin shëndetësor dhe të moshuarit në Tiranë, Shkodër, Vlorë, Berat, Elbasan dhe Kukës. Deri tani janë kryer mbi 11 mijë vaksinime, nga të cilat 782 janë të moshuar dhe staf që kujdeset për ta.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy