
Teksa shifrat e pandemisë në Shqipëri ditët e fundit po njohin vetëm rritje, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka një apel.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, ajo u bëri thirrje qytetarëve të tregohen të përgjegjshëm dhe të vaksinohen sa më parë. Kësisoj, shtoi ajo, do të mbrohen jetët e të gjithëve.
“
Rritja e rasteve të infektimeve ditore, të shtrimeve në spital dhe kalimi i mbi 5 mijë rasteve aktive me #Covid19 në vend, kërkon nga secili prej nesh përgjegjësi për mbrojtjen e shëndetit për veten dhe të tjerët, duke u
vaksinuar sa më parë ndaj #Covid19 si dhe duke respektuar protokollet e shëndetit publik të cilat përcaktojnë qartë masat që duhen zbatuar në çdo mjedis dhe aktivitet.
Vendos maskën
Ruaj distancën
Laj duart
Advertisement
Shfrytëzoni ditët e muajit të hapur të vaksinimit masiv
Edhe gjatë fundjavës mund të vaksinoheni në qendrat e vaksinimit në të gjithë vendin.
#VaksinohuSot
#MbroShëndetin
Advertisement#VaksinatShpëtojnëJetë
”