Manastirliu: Shumë shpejt do të fillojmë vaksinimin masiv të popullatës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Manastirliu: Shumë shpejt do të fillojmë vaksinimin masiv të popullatës

Pas mbërritjes së 10 mijë dozave të para të vaksinës Sputnik V, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se do të vijojnë negociatat edhe për vaksina të tjera.

 

Nga Rinasi, ku priti dozat e vaksinës, ajo u shpreh se shumë shpejt do të nisë vaksinimi masiv i popullsisë.

 

Advertisement

“10 mijë dozat e vaksinës Sputnik, donacion i Emirateve të Bashkuara Arabe tashmë kanë mbërritur dhe do të shtrijmë edhe më gjerë vaksinimin. Do të vijojmë të sigurojmë akoma më shumë vaksina, në mënyrë që sa më shpejt të jetë e mundur të fillojmë vaksinimin masiv të popullatës dhe të parapërgatitemi për të qenë më të lehtësuar edhe për turizmin.”

 

Vaksinat që erdhën këtë të hënë ishin dhuratë nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy