Manastirliu takon homologun izraelit Horowitz: Forcojmë bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Manastirliu takon homologun izraelit Horowitz: Forcojmë bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu është pritur nga homologu izraelit, Nitzan Horowitz në Tel Aviv, në një takim të posaçëm, në kuadër të Sesionit të 72-të të Komitetit Rajonal të OBSH-së për Europën. Në fokus të takimit dy palësh ishte forcimi i bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë elektronike, rritja e kapaciteteve të burimeve njerëzore dhe mbështetja për përballimim e emergjencave.

 

“Shteti i Izraelit është një model për shëndetësinë elektronike, përgjigjen ndaj emergjencave dhe kërkimin shkencor. Ndaj duam të forcojmë bashkëpunimin me ju në këto fusha prioritare për ne, përmes zgjerimit të memorandumit të mirëkuptimit mes dy vendeve tona”, tha Manastirliu.

 

Advertisement

Duke shprehur gatishmërinë për shkëmbimin mes dy vendeve, Ministri i Shëndetësisë së Izraelit, Nitzan Horowitz tha:

 

“Jemi të gatshëm të nisim menjëherë me grupet e punës, për të mbështetur kërkesat tuaja për trajnimin e profesionistëve të shëndetit, për zgjerimin e shëndetësisë elektronike dhe me eksperiencën që kemi, për t’iu mbështetur për shërbimin e urgjencës mjekësore”, tha Horowitz.

 

Advertisement

Mes dy vendeve tona ka një Marrëveshje Bashkëpunimi në fushën e Shëndetësisë, për shkëmbimin e informacionit dhe dokumentacionit për tema shëndetësore në fusha me interes të përbashkët; shkëmbimin e vizitave të specialistëve me qëllim përmirësimin e kualifikimit dhe konsultimit; shkëmbimin e informacionit mbi pajisjet mjekësore, farmaceutike dhe zhvillimet teknologjike në lidhje me shëndetin publik. Kjo marrëveshje do të rinovohet dhe zgjerohet me fusha me interes të përbashkët mes dy vendeve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy