Manastirliu: Zgjatet me tre vite bashkëpunimi turko-shqiptar në Spitalin Memorial të Fierit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Manastirliu: Zgjatet me tre vite bashkëpunimi turko-shqiptar në Spitalin Memorial të Fierit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka treguar vendimet e ndërmarra në mbledhjen e fundit të qeverisë.
Manastirliu theksoi se është vendosur të zgjatet për tre vite bashkëpunimi turko-shqiptar, në Spitalin Memorial të Fierit, si dhe shtoi se janë të angazhuar për të implementuar autonominë për në spitale.

Një vendim me rëndësi sipas Manastirliut është dhe miratimi i agjendës kombëtare për mbrojtjen e fëmijëve, ku në fokus të veçantë do të jenë grupet vunerable.

“Tashmë spitali memorial në Fier ofron shërbime për të gjithë qytetarët, në 16 shërbime mjekësore. Akti që kemi miratuar sot i hap rrugës një bashkëpunimi 3-vjeçar me stafe të përbashkëta që kanë filluar të funksionojnë si në Fier. Janë më shumë se 75 mjekë, infermierë që përgjatë këtyre muajve janë atashuar pranë këtij spitali, duke ofruar shërbime cilësore për pacientët.

Janë rreth 22 mijë ndërhyrje mjekësore të kryera falas në këtë spital publik, që po menaxhohet në bashkëpunim me një ekip që ka ardhur nga Turqia për të transferuar dijen, teknologjinë dhe për të bërë një shembull të ri se si menaxhohen spitalet publike. Në një periudhë 3-vjeçare do të administrohet nga të dy palët dhe nga kjo përfitojnë qytetarët shqiptarë, sepse po krijohet një model i autonomisë spitalore që do të aplikohet edhe në spitalet e tjera.

Advertisement

Ne kemi miratuar një dokument shumë të rëndësishëm politik që ka të bëjë me agjendën kombëtare për të drejtat e fëmijëve. Kjo ka si funksion të harmonizojë të drejtat e fëmijëve dhe veprimet e përbashkëta me të gjitha strukturat mjekësore. Është dokument politikash që përkthehet në plane konkrete, që synon të mbrojë fëmijët, sidomos ato të grupeve vulnerabël. Do të ndërtohen plane për fëmijët dhe me synimin që kjo agjendë të jetë sa më e prekshme dhe efektive në raport me mirëqenien e fëmijëve tanë”, tha Manastirliu.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy