Mandati i Olta Xhaçkës/ Këshilli shtyn mbledhjen me dy javë për hartimin e raportit final

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mandati i Olta Xhaçkës/ Këshilli shtyn mbledhjen me dy javë për hartimin e raportit final

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin ka marrë vendimin për të shtyrë diskutimet sa i takon mandatit të deputetes së PS Olta Xhaçka.

 

Afati i vendosur është dy javë, kohë kjo që do të duhet për hartimin eraportit final.

 

Advertisement

Ishte PS që kërkoi në mbledhjen e sotme formale një afat dy javor për të parë dokumentet dhe kërkesat, dhe më pas të hartojë raportin.

 

“Afati për diskutimin e mandatit do të ishte dy javë. KY është propozimi im. Këtë argument kam përdorur unë. Janë dy kërkesa, dhe themi le të jetë një afat dy javor.”, tha Klotilda Bushka.

 

Advertisement

Nga ana tjetër Enkelejd Alibeaj, në emër të demokratëve pranoi kërkesën e PS dhe pohoi se ky dy javësh duhet të jetë preciz dhe mos të shtyhet më.

 

“Qe e keni shtyrë këtë mbledhjen e Këshillit me sebepe të paqena, kjo është dukur. E vërtetë që janë dy kërkesa tashmë që janë të ngjashme dhe s’përbën kompleksitet. Argumentet janë identike. Ju keni pasur kohë për t’u njohur me materialin. Tre javë më parë kërkuat kohë për t’u njohur me materialet e çështjes, por për ne është me rëndësi që kjo procedurë të shkojë deri në fund. Dy javë, po dy javë ama. Që mos vini pas dy javësh dhe të vini këtu që ka dhe ça materiale për t’u njohur.”, -tha Alibeaj.

 

Advertisement

Gjasat që dy partitë politike të dalin me raporte të ndryshme janë të larta.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy