“Mandati të mos jetë i kufizuar”/ Manja: Kërkesa e prokurorëve të SPAK legjitime, por mund të presë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Mandati të mos jetë i kufizuar”/ Manja: Kërkesa e prokurorëve të SPAK legjitime, por mund të presë

Ministri i drejtësisë, Ulsi Manja e konsideron legjitime kërkesën e prokurorëve të Prokurorisë së Posacme (SPAK ) drejtuar kuvendit për të mos patur kufizim të mandatit të tyre.

Manja theksoi se kjo është një cështje që mund të presë, dhe se do të kërkojë ndryshime në Kushtetutë në rast miratimi të kërkesës së tyre.

“Po, kanë kërkuar mos ketë kufizim të mandatit të tyre prej 9 vitesh. Jemi në diskutime të karakterit teknik. Në dijeninë time, ky përcaktim është i përcaktuar në kushtetutë. NËse do ulemi të bisedojmë, do kërkohen ndryshime. Jemi të hapur për diskutime, kërkesa e tyre në vlerësimin tim është legjitime, është një cështje që pret, jemi të hapur për ta diskutuar.” u shpreh Manja.

Dy ditë më parë, struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka dërguar një letër Kuvendit, komisionit të Ligjeve duke kërkuar ndryshime ligjore për mandatin e prokurorëve. Në letrën e SPAk thuhet se në përfundim të mandatit është e vështirë të gjendet një grup tjetër prej 20 prokurorësh dhe sipas tyre 9 vite janë pak, ndërsa të gjithë prokurorët e tjerë nuk e kanë mandatin e kufizuar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy