Manja: Korrupsion në Kadastrën e Durrësit, në Korçë doganieri u punësua pa shkollë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Manja: Korrupsion në Kadastrën e Durrësit, në Korçë doganieri u punësua pa shkollë

Njësia Antikorrupsion ka denoncuar në Prokurori tre zyrtarë të Kadastrës së Durrësit, një doganier në Korçë si dhe një punonjës të Drejtorisë të Transportit Rrugor.

 

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, në një deklaratë për media tha se dy punonjës të Kadastrës së Durrësit ka rezulutuar se kanë dhënë legalizime në kundërshtim me ligjin, ndërsa i treti e kishte dhënë lejen e legalizimit një javë para se të mbërrinin dokumentet e nevojshme.

 

Advertisement

Manja tha se doganieri në Korçë rezultoi se kishte arritur të punësohej duke falsifikuar dokumentet. Lidhur me këtë rast është kallëzuar edhe një noter.

 

“Sot jam këtu para jush të ndaj me ju disa raste të reja praktikash anti-korrupsion për të cilat ka përfunduar hetimi administrativ.

E filloj me Kadastrën ku kemi dhe rastet më të shumta. Bëhet fjalë këtë radhë për kadastrën e Durrësit ku ka përfunduar hetimi për tre rastet e sotme. Dy rastet e para kanë të bëjnë me dhënien e lejeve të legalizimit në kundërshtim me ligjin. Rasti i tretë është dhe më flagrant, është printuar leja e legalizimit dhe i është dhënë qytetarit dhe më vonë janë bërë dokumentat përkatëse që duhet të shoqërojnë lejen e legalizimit. Pra është printim lejesh legalizimi, merre njëherë lejen se dokumentat vijnë mbrapa.

Advertisement

Rasti tjetër ka të bëjë me doganën e Korçës, ku një nënpunës i administratës doganore, ia ka arritur të bëhet pjesë e doganës nëpërmjet dokumentave të fal”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy