
Të dhëna të përditësuara vazhdimisht në kohë reale, fluks lidhjesh direkte nga qendrat e votimit, shtabet elektorale, të ftuar në studio, deklarata të menjëhershme nga protagonistët dhe rezultate të drejtpërdrejta nga të gjitha bashkite e vendit.
Dokumentimi LIVE i është besuar Pranvera Borakajt dhe Alban Dudushit, mbështetur nga redaksia e lajmeve e Vizion Plus, që zbresin në fushë me shifrat në kohë reale, parashikime, të ftuar dhe rezultate.
Më shumë se 100 persona të angazhuar në dy studio lëvizëse dhe një numër i madh lokacionesh direkte si: qendrat e votimit në disa prej qyteteve kryesore ku gara parashikohet më e fortë.
Në studio, të ftuar zgjedhor non-stop , do të jenë drejtues politikë, redaktorë gazetash, kolumnistë dhe komentues politikë, për komente, reagime, analiza dhe skenarë të së ardhmes.
Duke qenë se maratona fillon të dielën ora 7:00 dhe shtrihet edhe të hënën me poshte eshte nje liste me takimet normale të së dielës dhe të hënës që devijojnë nga programi prej zhvillimit të maratonës:
| Te Dielen | Te Henen |
| Kartonat e Mengjesit | 7 pa 5 |
| Next Best rts. | Molla e Ndaluar rts. |
| Divorci Super episod rts. | Akrepi rts. |
| Lajmet 12:00 | Historia Jone |
| Tring Stars rts. | Divorci rts. |
| AlPazar rts. | Next |
| Jete e premtuar ep.6 | Fake Off |
| Ne pritje te Miss Universe ep.6 | |
| E Zone | |
| Studio Sport |