Mark Marku nuk kursehet: PD në pikën më kritike, duhet rithemelim, s’mund ta bëjë analizën Gaz Bardhi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mark Marku nuk kursehet: PD në pikën më kritike, duhet rithemelim, s’mund ta bëjë analizën Gaz Bardhi

Mark Marku, deputet i zgjedhur nga PD në qarkun e Lezhës ka qënë i vetmi zë kritik në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD. Ai ka deklaruar se PD është në një pikë kritike të saj e se me këto ritme, kjo forcë politikw rrezikon që të mbetet sërish në opozitë.

“Për herë të parë në historinë e pluralizmit PD pas dy mandateve nuk arritëm të vinin në pushtet. Ky është fakt. Fakt i rëndë për ne dhe për vendin!E vërtetë se PD ka marrë numër më të madh votash, numër më të madh deputetësh, por është e vërtetë dhe ju bëj thirrje ta mendoni, PD është në pikën me kritike të saj. Pse? Sepse kundërshtari ynë politik me këto zgjedhje është shndërruar në një regjim politik me rrezikshmërinë për fatet e shoqërisë.”

Marku tha se menyra sesi lidershipi i PD po sillet pas 25 prillit eshte i gabuar.

“Opinioni publik dhe qytetarët kanë pritshmëri të tjera nga kjo që po bëjmë ne sot.Mënyra se si po përballemi me gjendjen e rëndë ku ndodhemi është krejtësisht jashtë kontekstit ku ndodhemi.Ne rrezikojmë që edhe pas katër vitesh të mblidhemi prapë dhe të themi po na vodhën prapë, dhe na bënë masakër zgjedhore.Na vodhën për herë të parë s’kemi faj, kur na vjedhin herën e dytë ke dhe ti faj se e ke lënë bravën hapur. Të fillojmë të mendojmë seriozisht. “

Advertisement

Më pas një kritike e drejteperdrejte per Bashen.

“Kuvendi u mbyll para se të fillonte! Ti mbyll Kongresin dhe voton, kurse ne dalin flasim këtu.Katër propozimet e Kuvendit janë kot. E disfunksionalizon PD-në. Janë funksione që s’kanë lidhje fare me gjendjen ku ndodhet vendi.Hajde ta bëjmë të gjithë partinë Kuvend Kombëtar. E kthejmë PD-në në një gjendje permanente opozitare dhe pa prespektive për ardhjen në pushtet.”

Mark Marku tha se e vetmja shprese eshte rithemelimi i partise duke rishpikur vetveten, nje proces transformimi i guximshem qe Basha e nisi por e braktisi shume shpejt.

Marku shtoi se eshte e papranueshme qe analizen e humbjes ta beje Gaz Bardhi apo te tjeret qe i kane humbur zgjedhjet.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy