![Marrëveshja e ekstradimit/ Konferencë e përbashkët e Policisë së Shtetit dhe Policisë spanjolle](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2022/05/WhatsApp-Image-2022-05-18-at-3.38.24-PM-600x400.jpeg)
Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit u zhvillua konferenca për shtyp ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë spanjolle.
Në fokus të konferencës ishte zbatimi i detyrimeve që parashikon marrëveshja e ekstradimit, në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave të shpallur në kërkim nga autoritetet ligjzbatuese të Spanjës.
Advertisement
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano vlerësoi marrëdhëniet e deritanishme ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë spanjolle, po ashtu dhe angazhimin e Policisë shqiptare, për kapjen e personave të shpallur në kërkim nga Spanja.