Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Gjykata Kushtetuese merr vendimin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Gjykata Kushtetuese merr vendimin

Gjykata Kushtetuese ka dhënë sot vendimin në lidhje me marrëveshjen me Italinë për emigrantët. Kushtetuesja ka votuar 5-4 në favor të kësaj marrëveshjeje, që parashikon qëndrimin e emigrantëve nga Afrika në Shqipëri për një periudhë kohore.

Kujtojmë që pak javë më parë, grupi i deputetëve të Gazment Bardhit dhe Rithemelimit, por edhe Partia Demokratike depozituan dy padi në Gjykatën Kushtetuese ku kërkonin shfuqizimin e saj pasi sipas tyre binte ndesh me ligjin themeltar të shtetit shqiptar.

Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim kërkesën e bërë nga 30 deputetë më 13 dhjetor të vitit që lamë pas.

Marrja në shqyrtim e kërkesës nga Gjykata Kushtetuese, solli automatikisht pezullimin e ratifikimit të marrëveshjes në Kuvend, gjë që ishte planifikuar të bëhen në seancën plenare të 14 dhjetorit.

Advertisement

Ndërkohë, qeveria italiane miratoi marrëveshjen më 5 dhjetor, teksa tashmë pritet ratifikimi edhe në Parlamentin e Shqipërisë. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy