Marrje mendësh dhe të vjella/ Rrjedhja e gazit në shkollë alarmoi familjarët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Marrje mendësh dhe të vjella/ Rrjedhja e gazit në shkollë alarmoi familjarët

Një rrjedhje gazi në sistemin ngrohës të shkollës jopublike “Albanian Qatar Colleg” në Tiranë ka alarmuar familjaret dhe policine kete te merkure.

Të gjithë nxënësit u evakuuan me urgjencë nga godina, ndërsa 6 prej tyre u transportuan drejt spitalit pasi shfaqen problem si pasoje e rrjedhjes se gazit.

Fëmijët mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtim mjekësor pasi kanë pasur marrje mendsh dhe të vjella.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:30 në zonën e Don Boskos, ndërsa nxënësit ishin duke zhvilluar mësim.

Advertisement

Ndërkohë në vendngjarje shkuan menjëherë forcat zjarrëfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për riparimin e defektit në sistemin e ngrohjes.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy