minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Masa “detyrim paraqitje”, Berisha shkon në SPAK, demokratët protestojnë para Prokurorisë së Posaçme - Struga.info


Masa “detyrim paraqitje”, Berisha shkon në SPAK, demokratët protestojnë para Prokurorisë së Posaçme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Masa “detyrim paraqitje”, Berisha shkon në SPAK, demokratët protestojnë para Prokurorisë së Posaçme

Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” të caktuar ndaj tij nga Apeli i GJKKO-së.

Kryetari i PD-së është pritur para SPAK nga protestues të shumtë, ndërsa godina e Prokurisë së Posaçme ishte rrethuar nga një kordon policor.

Rikthimi i masës “detyrim paraqitje”

Kreu i PD-së Sali Berisha do të paraqitet sot në ambientet e SPAK pas masës së sigurisë së dhënë nga Apeli i Posaçëm.

Advertisement

Apeli i GJKKO caktoi më 3 Janar “Detyrim paraqitje” ndaj ish-kryeministrit të vendit. Për rrjedhojë Berisha do të duhet që të paraqitet në SPAK dy herë në muaj, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji.

Për muajin janar, Berisha do të duhet të paraqitet ditën e sotme (6 Janar) para oficerit gjyqësor në Prokurorinë e Posaçme. Lidhur me masën e Apelit të GJKKO, Partia Demokratike kishte paralajmëruar protestë para ambienteve të SPAK në orë 09:30.

Në mesazhin drejtuar strukturave thuhej se demokratët duhet të protestojnë për të mbështetur të drejtën, që sipas tyre është në anën e Sali Berishës.

“Nesër, në orën 9:30, të gjithë së bashku përpara selisë së SKAP, për të protestuar kundër akteve përndjekëse që kjo vegël në duart e Ramës, bën kundrejt kundërshtarëve politikë të tij.

Advertisement

Do të jemi aty nesër në mbështetje të së drejtës, ligjit dhe së vërtetës, që janë në anën e liderit të opozitës, Prof. Dr. Sali Berishës. E hënë, 6 janar, ora 9:30, përpara SKAP-it”, njoftoi demokrati Flamur Noka në Facebook.

Sipas vendimit të gjyqtarit Engert Pëllumbi, Berisha duhet të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të muajit./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy