Masakra e Lushnjës/ Arrestohet në Greqi Laert Haxhiu

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Masakra e Lushnjës/ Arrestohet në Greqi Laert Haxhiu

I shumëkërkuari Laert Haxhiu është vënë në pranga, teksa mësohet se arrestimi i tij është bërë në Greqi. Bëhet me dije se ai qëndronte në shtetin fqinj me dokumente të falsifikuara. Identiteti i falsifikuar në lejen e qëndrimit greke është Mikis Askalidis, 32 vjeç, lindur në Gjeorgji.

 

Pritet ekstradimi i tij për të vuajtur dënimin me 18 vite burg.

 

Advertisement

“Në kuadër të këtij operacioni, në Janinë, nga Policia greke është bërë e mundur kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin e shtetasit shqiptar shumë të kërkuar Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë. Ky shtetas u kap me leje qendrimi greke të falsifikuar, me emrin M. A., 32 vjeç”, njofton policia.

 

Laert Haxhiu rezultonte i shpallur në kërkim për masakrën e Lushnjës, ngjarje e ndodhur në vitin 2017, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha.

 

Advertisement

Ndërkohë në këtë masakër shpëtoi mrekullisht Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, një ndër emrave më të përfolur të krimit në vend.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy