Mat/ Plagosen me thikë dy persona, dërgohen me urgjencë në spital

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mat/ Plagosen me thikë dy persona, dërgohen me urgjencë në spital

Dy persona kanë mbetur të plagosur me mjet prerës në Burrel.

 

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit.

Dy të plagosurit janë dërguar në spital ndërsa policia është vënë në kërkim të autorëve.

Advertisement

Mat/informacion paraprak

Rreth orës 14.50, në qytetin e Burrelit, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Koliqit”, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, janë dëmtuar me mjet të mprehtë (thikë) shtetasit A.K dhe K.K., banues në Burrel, të cilët janë dërguar për ndihmë mjeksore në spital.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë, dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e shtetasit G.B., i cili dyshohet se ka goditur me thikë dy vëllezërit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy