Maturantët kanë nesër provimin e parë/ Ja si do të veprohet me të infektuarit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Maturantët kanë nesër provimin e parë/ Ja si do të veprohet me të infektuarit

Maturantët kanë mbyllur procesin e konsultimeve, pasi nga kjo e enjte, me 3 qershor, nis edhe sezoni i provimeve shtetërore, me lëndën e gjuhës së huaj. Një pjesë e nxënësve shprehet të përgatitur, pavarësisht se sipas tyre kanë kaluar një vit të vështirë.

 

“I vështirë deri diku, por i përballueshëm. I vështirë nga ndryshimet, masat, pjesa me turne. Ka qenë i vështirë për shkak të situatës në të cilën kemi qenë, sidomos ato javët që ishim online. Programin e maturës, të gjitha pikat i kemi ezuruar me zyshat.”

 

Advertisement

Drejtuesit e shkollave sqarojnë se nxënësit e infektuar të cilët nuk do të marrin pjesë ditën  e testit, do të mund ta japin atë në shtator.

 

TEUTA BRAÇAJ

GJIMNAZI “PETRO NINI LUARASI”

Advertisement

“Këtë vit kemi rastin të kemi ndonjë nxënës të semurë nga COVID. Apo dhe nxënësit që kapen me celular gjatë provimit, të dy këto raste do i japin provimet në vjeshtë, fund gushti, fillim shtatori.”

 

Ndërsa provimet përgatitore kanë nxjerrë rezultate më të mira në Letërsi sesa në lëndën e Matematikës.

 

Advertisement

TEUTA BRAÇAJ

GJIMNAZI “PETRO NINI LUARASI”

“Mund të them për Letërsinë që janë shumë mirë, përsa i përket testit të paramaturës të Matematikës patëm një nivel jo të kënaqshëm, por punuam fort edhe me ato, dhe janë të përgatitur.”

 

Advertisement

Në ditën e provimit të gjithë maturantët duhet të paraqiten në shkollë në orën 8:30, një orë e gjysmë përpara testit.

 

 

TEUTA BRAÇAJ

Advertisement

GJIMNAZI “PETRO NINI LUARASI”

“Qendra e zërit do thërrasë emrat, do futen me kartë identiteti, pa celular do hyjnë në provim duke zbatuar protokollin e COVID.”

 

Pas gjuhës së huaj, maturantët do t’i nënshtrohen matjes së njohurive në lëndën Gjuhë Shqipe dhe Letërsi më datën 7, ndërsa Matematikës dhe lëndës me zgjedhje përkatësisht më datat 11 dhe 15 qershor.

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy