Mbante pistoletë me vete dhe municion ushtarak në shtëpi/ Arrestohet 38-vjeçari në Kurbin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbante pistoletë me vete dhe municion ushtarak në shtëpi/ Arrestohet 38-vjeçari në Kurbin

Një 38 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kurbinit pasi është kapur duke lëvizur me armë me vete.

 

Anton Gjoka banues në fshatin Fushë Kuqe në Kurbin u arrestua në flagrancë pasi pas informacioneve të siguruara nga polica ai u ndalua dhe pas kontrolli iu gjet dhe pistoleta që mbante në një çantë.

 

Advertisement

Gjithashtu policia ka kryer një kontroll dhe në banesën e Gjokës ku i ka gjetur dhe një sasi municioni ushtarak si dhe një armë zjarri pushkë, të gjitha të sekuestruara në cilësinë e provës materiale.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy